Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të shtunën e 15 marsit dy nga pesë ndeshjet e raundit të 30-të. Në Shkodër vendasit e Vllaznisë u mposhtën 1-2 nga Skënderbeu, ndërsa në Rrogozhinë kampionët në fuqi dhe kryesuesit e Egnatias u ndalën 1-1 nga Tirana.
Në “Loro Boriçi” Vllaznia u befasua dhe u mposht 1-2 nga Skënderbeu. Korçarët sigurojnë fitoren e dytë radhazi dhe mbajnë shpresat gjallë për mbijetesën, teksa për herë të parë pas shumë javësh shohin të mos jenë më në vendin e fundit. Te Skënderbeu ishte Nasr heroi i takimit me dopietën në minutat 10-të dhe 83, duke bërë që goli i Qatos në minutën e 49-të të mos vlente.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia u ndal 1-1 nga Tirana. Kampionët në fuqi kaluan në epërsi me Eljon Sotën në minutën e 37-të, ndërsa Soler te Tirana barazoi në shtesën e pjesës së parë. Egnatia dhe Tirana shohin dy barazime radhazi, por renditja dhe objektivat janë të ndryshme për skuadrat.
Java e 30-të e Superligës vijon të dielën me tre takime, ku do mësohet edhe renditja finale pas këtij raundi. Kujtojmë se kjo është java e shtatë nga fundi për elitën e futbollit shqiptar dhe skuadrat duan të sigurojnë zonën “Final 4” dhe të shmangin dy vendet e fundit.
Superliga, raundi 30-të:
E shtunë, 15 mars 2025
18:00 Vllaznia 1-2 Skënderbeu
18:00 Egnatia 1-1 Tirana
E diel, 16 mars 2025
15:00 Bylis – Laçi
18:00 Partizani – Teuta
18:00 AF Elbasani – Dinamo