Te Egjipti zemërimi nuk po qetësohet, humbja kundër Argjentinës 3-2 e shoqëruar me polemika arbitrare, shkaktoi zemërim te drejtuesit e Federatës Egjiptiane të Futbollit të cilët dërguan në FIFA një notë proteste.
Hany Abo Rida, presidenti i Federatës i përkufizoi gabimet e supozuara të arbitrit Letexier si skandaloze dhe ka folur për standard të dyfushtë në menaxhimin e situatave arbitrare. Referimi është i qartë; goli i anuluar ndaj Zikos për faull ndaj Lisandro Martinez dhe mos akordimi i një faulli ndaj Salah për një prekje të ngjashme sipas egjiptianëve.
Për më tepër ‘Faraonët’ kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre edhe në kronikën e ndeshjes në faqen zyrtare të tyre ku evidentonin të gjitha gabimet për të cilat janë krijuar dyshime.
Egjiptianët në notën e tyre të protestës në drejtim të FIFA kërkojnë hetimin e gabimeve arbitrare, përjashtimin e Letexier dhe klasës arbitrare të tij nga turneu dhe respektim formal të rregullave për një aplikim të barabartë të tyre. Letra u dërgua përmes kanaleve zyrtare mes institucioneve futbollistike. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Hassan dhe sulmuesi Ziko shfaqën indinjatën dhe zhgënjimin për rezultatin e një ndeshjeje që dukej se e kishin në dorë dhe që iu shpëtoi nga duart