Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar për herë të parë dioksid karboni në një sistem shumëplanetësh të studiuar prej kohësh për dinamikën e formimit të planeteve: HR 8799, 130 vite dritë larg. Duke bërë këtë, ai siguroi një nga imazhet më të qarta të drejtpërdrejta të ekzoplaneteve të marra ndonjëherë dhe konfirmoi se planetët gjigantë brenda HR 8799 u formuan nga një proces i ngadaltë, i ngjashëm me atë me të cilin u formuan Jupiteri dhe Saturni.
Teleskopi hapësinor kishte zbuluar më parë dioksid karboni në një ekzoplanet (WASP-39 b), por në mënyrë indirekte ai kishte arritur të maste se në ç’mënyrë atmosfera e planetit ndryshonte dritën e yllit të tij kur i kalonte para. Shkencëtarët thonë se vëzhgimet e reja do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse objektet e gjetura rreth yjeve të tjerë janë me të vërtetë planetë gjigantë ose yje të dështuar që nuk kanë grumbulluar masë të mjaftueshme për të nisur shkrirjen bërthamore.
Ndërkaq, NASA ka ulur ndjeshëm rrezikun e që asteroidi 2024 YR4 mund të godasë Tokën në vitin 2032. Kur u zbulua për herë të parë, asteroidi 2024 YR4 kishte një shans shumë të vogël, por të dukshëm për të goditur planetin tonë në vitin 2032. Ndërsa vëzhgimet e asteroidit vazhdonin, NASA sa vinte dhe rriste mundësinë që ai të bëhej një kërcënim për Tokën, duke treguar dhe qytetet që rrezikonin të goditeshin. Gjithsesi, vetë NASA ka zbuluar rezultatet e vëzhgimeve më të fundit, duke treguar se shanset tashmë janë reduktuar, me asteroidin që është larguar shumë nga Toka dhe se mundësitë janë thuajse zero.