SZA pati një moment të sikletshëm gjatë natës hapëse të turneut të saj botëror “Grand National”, që po zhvillohet në bashkëpunim me Kendrick Lamar.
Gjatë një performance në Minneapolis, këngëtarja gati sa nuk u rrëzua nga skena bashkë me një prej kërcimtarëve të saj. Videoja e momentit u bë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë reagimesh nga fansat.
SZA bounces back from a near fall during the opening night of her tour. pic.twitter.com/9TkMWFDc5S
— Pop Crave (@PopCrave) April 20, 2025
Ndërsa disa komente dolën në pah me tone kritike, madje duke aluduar për peshën e artistes, një pjesë e madhe e ndjekësve u solidarizuan me të dhe vlerësuan mënyrën profesionale me të cilën ajo e përballoi situatën.
Interneti është vendi më xheloz dhe i keq
– shkroi një fanse në X,
Ndërsa një tjetër komentoi me humor:
Skena thjesht nuk ishte gati për kaq shumë fuqi.
SZA nuk ka reaguar ende publikisht për incidentin. Ndërkohë, turneu i saj dhe i Lamar do të vijojë në qytete të ndryshme të Amerikës së Veriut deri më 18 qershor, përpara se të zhvendoset në Evropë për pjesën e dytë të koncertit.