Gossip Showbiz

Si është e vërteta pas gafës virale të Cher? Reagon producenti!

Cher e shndërroi plotësisht në favor të saj momentin viral në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të së dielës. Sipas producentit ekzekutiv Ben Winston, gjithçka ishte nën kontroll dhe artistja legjendare ishte e përgatitur paraprakisht për paraqitjen e saj në skenë.

Në një intervistë për Rolling Stone, Winston sqaroi se Cher kishte marrë udhëzime të qarta dhe se njoftimi i fituesit ishte i shfaqur në prompter. Megjithatë, gjatë transmetimit live, këngëtarja 79-vjeçare bëri një gafë, duke përmendur gabimisht emrin e Luther Vandross, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2005, si fitues të çmimit Record of the Year.

Në realitet, çmimi i takonte këngës “Luther”, një bashkëpunim mes Kendrick Lamar dhe SZA-s. Cher e korrigjoi veten menjëherë në skenë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Producenti e cilësoi momentin si një nga më të paharrueshmit e mbrëmjes, duke theksuar se spontaniteti i dha më shumë jetë spektaklit.

Ai shtoi se vetë Cher ishte shumë e kënaqur me mënyrën si rrjedhën ngjarjet dhe e përjetoi gjithçka me humor e energji pozitive.

Ndërkohë, SZA deklaroi për Entertainment Tonight se gafa ishte e parëndësishme krahasuar me prezencën magjepsëse dhe karizmën që Cher solli në skenën e Grammy-ve.