Aktualitet

Tajani: E përfytyroj të mundshme, ngritjen e qendrave për refugjatët në Shqipëri e Maqedoni

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, thotë se përfytyron si të mundshme, ngritjen e qendrave për refugjatët në Shqipëri apo Maqedoni. Në një intervistë për mediat gjermane, Tajani shprehet se “BE-së i nevojiten kampe jashtë saj”. Mes vendeve të tjera të mundshme, zyrtari i lartë përmend dhe Libinë, Nigerinë, Tunizinë e Marokun”. Sipas tij, “Mënyra e veprimit me çështjen e emigracionit, nuk duhet të çojë në shpërbërjen e Unionit” duke paralajmëruar se kjo do të ndodhte nëse çdo shtet vepron sipas interesave të veta. Referuar Gjermanisë, ku kancelarja Merkel po përplaset me Ministrin e Brendshëm, Seehofer, Tajani kujton se “Emigracioni, nuk është vetëm problem gjerman”.