Bota

Tajlandë, shuhen shpresat për të gjetur gjallë personat e bllokuar në një shpellë

Në Tajlandë, po shuhen shpresat për të gjetur të gjallë 12 djemtë e mitur dhe trajnerin, të bllokuar në një shpellë prej një jave. Punonjësve vendas të emergjencës i kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duken më premtuese, pasi pjesa e poshtme është bllokuar nga përmbytjet. Për të gjetur ekipin e futbollit janë vënë në punë edhe drone që realizojnë imazhe duke ndjekur nxehtësinë.