Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se takimi me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe ministren e Drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet ishte mjaft i frytshëm. Takimi u zhvillua gjatë punimeve të konferencës “No money for terror”, në Paris, kundër financimit të terrorizmit. Ndërkaq Gjonaj tha se: “Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”. Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit.