Bota Lajmet e fundit

Dy liderët e Koreve takohen për herë të dytë

Në një lëvizje të paparalajmëruar, Kim Jong un dhe Moon Jae in u takuan sërish në zonën e çmilitarizuar mes dy koreve. Takimi i dytë mes liderit koreano-verior dhe homologut të tij nga Koreja e Jugut vjen në mesin e përpjekjeve për ta rikthyer në binarë samitin historik të Kim Jong-Unit me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi i 12 qershorit mbetet endë në pikëpyetje.