Pas dakordësimit mes Kim Jong Un dhe Donald Trump për takimin e 12 qershorit në një resort bregdetar të Singaporit, problem është bërë së fundmi tarifa e hotelit. Washington Post shkruan se diktatori kryeneç, por “i varfër” kërkon që të rehatohet në hotelin “The Fullerton”, ku një suitë presidenciale kushton më shumë se 8 mijë dollarë në natë. Përfaqësuesit e Penianit e kanë bërë të qartë që nuk kanë ndërmend të paguajnë asnjë qindarkë.