Pavarësisht takimit mes Presidentit amerikan Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, Peniani vijon ta zhvillojë programin bërthamor. Pamje të reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka bërë përmirësime të shpejta infrastrukture në qendrën e saj të kërkimeve shkencore, bërthamore, në Yong-byon. Imazhet demonstrojnë modifikimet në reaktorin e prodhimit të plutoniumit, në impiant, dhe ndërtimin e disa objekteve mbështetëse.