Sport

Shqipëria virtualisht në vazon e 3-të në “Play Off”-et e Kupës së Botës! Ja rivalët e mundshëm!

Shqipëria mundi 0-1 Serbinë në Leskovac, duke u afruar ndjeshëm me Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë, në rast se fitojnë me Andorrën, do të sigurojnë matematikisht këtë fazë.

LEXO EDHE: Rey Manaj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve me golin historik, në Mitrovicë e falënderojnë me një murale!

Ndarja e vazove nuk është bërë ende, por për momentin, disa llogari të thjeshta mund të kryhen, madje Faqja e statistikave “Football Meets Data”, është marrë me diçka të tillë.

Sipas asaj që shkruhet, Shqipëria mund të jetë në vazon e 3-të, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë. Sipas rregullit, një ekip i vendit të 3-të do masë forcat me një kundërshtar të vazos së dytë.

Në vazon e dytë janë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia. Situata është hipotetike, pasi në nëntor gjërat mund të ndryshojnë.

LEXO EDHE: Çudia në Serbi, dhimbja e golit të Manajt nuk ka fund. Tifozët dhe gazetarët “kundër” stolit… serb

Më pas, do të ketë katër çifte gjysmëfinaliste, nga ku do të dalin dy finalistë. Natyrisht, gjithçka e kuptueshme, përfaqësueset që fitojnë finalet, kualifikohen në botëror. Rruga duket e gjatë për Shqipërinë.