Showbiz

Tashmë mund ta pëlqejmë sërish Kanye West, reperi flet kundra Trump

Kanye West është bërë sërish i pëlqyeshëm për publikun sidomos për atë amerikan.

Pas vizitës zyrtare të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë duket se reperi është zgjuar nga ‘hipnoza’ dhe ka pranuar publikisht se është përdorur nga presidenti famëkeq.

Në një seri postimesh në Twitter, Kanye rrëfeu se është përdorur për të shpërndarë mesazhe negative politike nga përfaqësues të shtetit dhe ka vendosur të distancohet nga politika.

Ai është shprehur se nuk do të jetë më pjesë e fushatës “MAGA” (Make America Great Again), por do t’i rikthehet projekteve me artin dhe muzikën.

41-vjeçari përfundoi postimet e tij duke thënë se mbështet ligjet mbi armët pasi dëshiron një vend të sigurt për të ardhmen e fëmijëve, ndryshe nga Trump.