Aktualitet

Tatimet kërcënojnë me mbyllje bizneset e paregjistruara

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero paralajmëroi bizneset e turizmit që fshehin taksat, se do të përballen me masa të ashpra ligjore, deri në mbyllje të aktivitetit. Prej disa ditësh, Tatimet kanë nisur një fushatë të gjerë kontrolli mbi bizneset e lidhura me turizmin, si hotelet, restorantet apo njësitë e tjera të shërbimeve. Sipas analizës së riskut te Tatimet, turizmi rezulton një nga sektorët me informalitetin më të lartë në vend.