Showbiz

Taylor Swift artistja e parë femër me mbi 1 bilion shikime në YouTube për 4 projekte muzikore

Ditën e kaluar hiti i saj i jashtëzakonshëm “Look What You Made Me Do” arriti mbi 1 bilion shikime në kanalin Youtube duke e bërë Taylor Sëift artisten e parë femër që thyen këtë rekord.

Këngëtarja e famshme shënon mbi 1 bilion shikime në 4 nga projektet e saj muzikore, “Shake It Off”, “Blank Space”, “Bad Blood” dhe së fundmi ajo që i përket albumit të shumëpërfolur “Reputation”, “Look What You Made Me Do”.

Kjo prurje muzikore e pati debutimin në gusht të vitit 2017 në “MTV VMA” ku Swift përmend të gjithë ata të cilët i ka armiq në industri si Kim Kardashian, Kanye West, Katy Perry dhe të gjithë ish-ët e saj që e kanë tallur.