Showbiz

Taylor Swift dhe Katy Perry në një bashkëpunim muzikor?!

Fansat po çmenden nga mendimi se mund të ketë një bashkëpunim muzikor mes Taylor Swift dhe Katy Perry, dikur armike të vërteta.

Pasi edhe këto këngëtare kanë lënë pas krahëve konfliktet e tyre, fansat e zjarrtë janë të bindur se shumë shpejt do t’i shohim në një bashkëpunim.

Dyshimet kanë nisur pasi tashmë është lajmëruar se Swift po punon për albumin e saj më të ri. Të dyja vajzat së fundi kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto ku shfaqen disa palma por momentalisht nuk kanë pohuar asgjë.

Mendohet se kësaj prurjeje muzikore do t’i bashkohet edhe solisti i grupit “One Republic”, Ryan Tedder i cili gjithashtu ka ndryshuar cover-in e profilit të tij në Twitter me një foto palmash.