Një bashkëpunim mes këtyre 3 këngëtareve do të shndërrohej patjetër në një hit.
Bëhet fjalë për Taylor Swift, Katy Perry dhe Selena Gomez të cilat mendohet se janë duke punuar për një projekt të ri muzikor. Këtë detaj e ka bërë të ditur një fans i Swift i cili ishte i ftuar në festën e organizuar nga artistja në kuadër të lançimit të albumit të saj më të ri, “Lover”.
Personi në fjalë zbuloi se gjatë festës kishte dëgjuar një këngë nga këto 3 këngëtare që bën fjalë për feminizmin dhe fuqinë e femrave. Megjithëse nuk është ende diçka e konfirmuar nga vajzat, fansat shprehën dëshirën për t’i parë bashkë në një prurje muzikore.