Showbiz

Taylor Swift thyen rekordin e “Vevo” me “Me!”

Projekti muzikor më i ri i Taylor Swift në bashkëpunim me Brendon Urie i quajtur “Me!” sapo ka thyer rekordin e Vevo.

Projekti muzikor i artistëve shënoi mbi 65 milion shikime në kanalin YouTube brenda 24 orëve që nga publikimi, një rekord që deri tani mbahej nga ylli i pop-it, Ariana Grande.

Taylor Swift është rikthyer fuqishëm me këtë prurje të re dhe është gati të lançojë një album të ri muzikor, që pas “Reputation” që korri një sukses të jashtëzakonshëm.