Një burrë që ecën me një biçikletë të vogël ngjyrë rozë për fëmijë sigurisht që do të tërhiqte vëmendjen kudo dhe kurdo.
Dikush mund të aludonte arsyen përse po e bën, por s’po ju lodhim me mendime të shumta sepse personi në fjalë ka një arsye shumë të fortë, bamirësi.
37-vjeçari Wesley Hamnett me banim në Manchester bëri rrugën deri në Glasgow me biçikletën e vajzës së vogël që rrinte e papërdorur në bodrum.
Nëse mendoni se është e thjeshtë kini parasysh se bëhet fjalë për 230 milje rrugë, diku rreth 410 kilometra. Wesley i cili punon në aeroportin e Manchester u shpreh se vajzat dhe gruaja e tij ishin shumë krenare për të.
Deri tani ai ka arritur të mbledhë 6 mijë dollarë, shumë që do të kalojë për bamirësi në institucionet lokale shëndetësore.