Celebrities Music

Të bësh një super performancë në skenë kërkon sakrifica! Dua Lipa ndan me fansat fotot pas koncertit me…

Mesa duket kjo qenka koha perfekte e të gjithë yjeve të botës së muzikës për të nisur koncertet e tyre. Billie Elish, Justin Bieber tani edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka nisur turin e saj muzikor i cili quhet “Future Nostalgia” dhe herë pas here ndan me ndjekësit e saj, emocionet dhe sekuencat e çdo koncerti që ka realizuar në rrjetin e saj social Instagram.

Turi i nisur këtë muaj do vazhdojë gjatë dhe mesa duket, puna pas tij është më shumë se e lodhshme madje edhe e dhimbshme për këngëtaren. Para pak orësh ajo ka postuar në rrjetin e saj social disa foto ku mes tyre ajo shfaq edhe gjunjët e saj të gjakosur. Kjo ka ardhur si pasojë e performacës së saj e cila ka qenë shumë energjike dhe e veçantë.

https://www.instagram.com/p/CaKcMLuMTmM/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua Lipa njihet për suksesin e saj të padiskutueshëm. Vetëm pak ditë pasi rrëmbeu çmim në ‘’Brit Awards’’, Dua Lipa u nominua për një tjetër çmim të rëndësishëm. Këngëtarja shqiptare, u fut në listën e ngushtë të “British LGBT Awards 2022’’. Artistët, Olly Alexander dhe Lady Gaga të dy u nominuan në kategorinë “Ylli i vitit”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për çmimin “Artistja muzikore e MTV”.

Përveç tyre, komediani Alan Carr, prezantuesi televiziv Rylan Clark, reperja Lady Leshurr dhe grupi Steps janë gjithashtu ndër të nominuarit. Themeluesja e ‘British LGBT Awards’, Sarah Garrett u shpreh se:

Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin. Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+, kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+. Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë.