Bota

Të dëbuar nga SHBA-të ditën e tërmeteve, vdiqën nga shembja e një hoteli!

Të deportuar nga Shtetet e Bashkuara më 24 qershor, ditën e tërmeteve në Venezuelë, vdiqën në një hotel në La Guaira, ku po prisnin përpunimin e dokumenteve.

Pjesëtarët e grupit të venezuelianëve të dëbuar nga administrata Trump kishin zbarkuar disa orë më parë në aeroport, vetëm pak kilometra nga epiqendra e lëkundjeve.

147 venezuelianë zbritën nga një fluturim nga Miami në Aeroportin Ndërkombëtar Simón Bolívar në Maiquetía, tani i shkatërruar. Më pas, u transferuan në një hotel në La Guaira, para se të bëhej një nga zonat më të goditura nga tërmeti, ku autoritetet e Karakasit kishin vendosur t’i strehonin përkohësisht. Hoteli u shemb plotësisht, atë të mërkurë fatale.

Vetëm 12 të shpëtuar

Pas procedurave fillestare, grupi i përbërë nga burra, gra dhe fëmijë u sistemua në hotelin Sanitario La Llanada, strukturë e menaxhuar nga qeveria venezueliane. Vetëm 12 persona nga grupi i dëbuar arritën të dilnin gjallë nga rrënojat.

Familjet e atyre që ende mbeten nën rrënoja, raportojnë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen e trupave të të afërmve e po bëjnë thirrje për dërgimin urgjent të ekipeve të shpëtimit në vendngjarje.