Dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Një njoftim i rëndësishëm ka mbërritur sot për banorët duke e bërë këtë mëngjes tepër tronditës për ta. G-Bani është përjashtuar menjëherë nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.
“Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëron “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!
Lidhur me situatën e krijuar, ish-banori i “BBV4”, Xum Allushi u shpreh:
Sapo mora vesh fatkeqësisht për skualifikimin nga gara të G-Ban. E kam parë edhe videon ku të dy u prekën me duar, njëri më pak e njëri më shumë. Nuk e kuptoj këtë pjesën që po vazhdon i përkëdheluri, po përkëdhelet. Gjithsesi, nuk dua të jap asnjë lloj komenti sepse kur mbaj anën e një personi, më thonë je i drejtë, kur nuk mbaj anë, më thonë je depresiv. Gjithsesi, pres komentin tuaj…