Health & Beauty

Të hiqet vetëm tumori apo…?! Njihuni me hulumtimin e ri në lidhje me kancerin e gjiriti!

Dihet që vetëkontrolli është shpëtimi kryesor në luftën kundër kancerit të gjirit, mirëpo a sjell më shumë shanse mastekomia në krahasim me ndërhyrjen kirurgjike klasike që përgjithmonë ta mposhtim sëmundjen? Hulumtimi ka treguar që gratë të cilat në fazën e hershme zbulojnë kancerin e gjirit kanë më shumë shanse të mbijetojnë nëse vendosin për lumpektominë, përkatësisht ndërhyrja kirurgjike me të cilën eliminohet tumori, se sa heqja e tërë gjirit. Ky hulumtim i bërë në 130.000 paciente tregon edhe që gratë të cilat nuk kanë hequr gjirin kanë më shumë shanse që të mposhtin kancerin.

Ekspertët theksojnë që për pacientet më së miri është që të vendosin për lumpektominë në kombinim me terapinë e rrezatimit. Megjithatë, hulumtimi i fundit nxjerr në pah që lumpektomia megjithatë është zgjedhja më e mirë, sepse terapia e rrezatimit mund të shkatërrojë të gjitha qelizat e mbetura të kancerit pas ndërhyrjes kirurgjike. Hulumtimi i bërë në Holandë ka nxjerrë në pah që gratë mbi moshën 50 vjeçe të cilat kanë vendosur për lumpektominë, përkatësisht të cilave gjatë ndërhyrjes kirurgjike u është eliminuar tumori, kanë shanse më të mëdha 22 deri në 30 për qind që të mbijetojnë në krahasim me ato të cilat kanë zgjedhur mastekominë.

Gratë nën moshën 50 vjeçe të cilat kanë vendosur për lumpektominë kanë shanse më të mëdha midis 9 dhe 17 për qind që të mposhtin sëmundjen në krahasim me gratë të cilave u është hequr gjiri. Ndërkaq, kanceri metastatik i gjirit, i njohur gjithashtu si metastaza, kancer i avancuar i gjirit është një fazë e kancerit të gjirit ku qelizat e kancerit përhapen në vende të tjera të organizmit në trup. Megjithëse zakonisht nuk konsiderohet i shërueshëm, ai mund të trajtohet. Zonat më të zakonshme ku kanceri i gjirit përhapet janë kockat, mushkëritë, mëlçia dhe truri. Kur qelizat e kancerit fillojnë të rriten në organe të tjera, mund të shfaqen simptoma të ndryshme ndërsa kanceri ndikon në mënyrën se si funksionojnë organet.

Një shenjë e mundshme e hershme e kancerit metastatik të gjirit, kur ai përhapet në kocka është dhimbja e kockave. Qelizat e kancerit mund të shkaktojnë inflamacion dhe dobësim të kockave ndërsa shkatërrojnë qelizat e kockave. Kjo lloj dhimbjeje është e vazhdueshme dhe përkeqësohet gradualisht me kalimin e kohës. Ajo mund të shtrihet në zona më të gjera, siç shpina, ijët apo brinjët. Qelizat e kancerit që hyjnë në kockat e qafës ose shpinës mund të shkatërrojnë kockat normale dhe të shëndetshme dhe të shkaktojnë dhimbje.