Tech Top Tech - News

Të lexosh, dëgjosh dhe madje të përgjigjesh pa nxjerrë telefonin nga xhepi vetëm nëse ke Whatsapp në…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Po ndodh më në fund ajo që duhej të ndodhte prej vitesh: WhatsApp ka dalë në Apple Watch. Po, tani mund të lexosh, dëgjosh dhe madje të përgjigjesh pa nxjerrë më telefonin nga xhepi.

Aplikacioni i ri të lejon të lexosh mesazhet e plota (jo më ato tre rrjeshtat misteriozë që s’të thonë asgjë), të shohësh më shumë nga historiku i bisedave, të dërgosh reagime me emoji dhe madje edhe të regjistrosh e dërgosh voice messages direkt nga ora.

WhatsApp ka menduar edhe për ata që s’e kanë qejf të humbasin asnjë detaj vizual — tani mund të shohësh imazhe dhe stickers në rezolucion të lartë, tamam si në telefon.

E vetmja gjë që s’funksionon plotësisht është pjesa e telefonatave. Mund të shohësh kush po të telefonon, por s’mund të përgjigjesh nga vetë ora – të paktën ende jo.

Sidoqoftë, WhatsApp thotë se ky është vetëm fillimi, dhe në përditësimet e ardhshme do të sjellin më shumë funksione. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjithë Apple Watch Seria 4 e lart që kanë watchOS 10.