Politikë

“Të ndajmë qeverinë nga krimi”, Basha: Vetting dhe aksion popullor

Edhe sot, Lulzim Basha përmendi sërish emra kur akuzoi Maxhorancën për lidhje me krimin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kreu Demokrat theksoi se për ta, duke nisur nga Çyrbja, Xhafaj apo Sejdini dhe Dako, zgjidhja është Vetting-u në politikë. “Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Cyrben e Xhafajn në parlament, Ballën në krye të Elbasanit Sejdinin në Durrës Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, Vetting i politikanëve. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin. Shqipëria qeveriset nga bandat dhe bosët e krimit të organizuar, qeveria ka rënë. Nuk mjafton vetëm vettingu i poltikëanevë, por edhe një aksion i fuqishëm popullur janë të domosdoshme”, tha Basha