Aktualitet

Të rinjtë e FRPD dhe LRI nuk ndalen, protestë poshtë zyrës së Xhafajt

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së u proceduan sot nga Policia e Shtetit për protestën te Ministria e Brendshme , por kjo nuk i ka ndalur që të protestojnë sërish sot poshtë zyrës së ministrit Fatmir Xhafaj, ku kërkojnë dorëheqjen e tij. Para të pranishmëve, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se të rinjtë nuk tremben nga presioni dhe procedimi i sotëm, ndërsa paralajmëroi edhe protesta të tjera.