E ftuar në emisionin “Back to the Beginning” këtë javë ka qenë Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kukullave, Melsi Qirici. Një figurë e njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës ka rrëfyer gjithçka rreth karrierës së saj ndër vite, punës së palodhur dhe kujtimeve të bukura…
A e ndjek mendian e shkruar Melsi në ditët e sotme?
Fare, unë sot ndjek vetëm portalet, marr dozën e informacioneve kur zgjohem në mëngjes që marr kafen dhe mund t’i kushtoj 20 minuta të jetës sime dhe më pas nuk ndjek më asgjë. Truri është i lodhur, njeriu është i lodhur, puna është më stresuese dhe e vrullshme. Jeta e përditshme është shumë e shpejtë dhe mundohem sa më pak që të rri dhe me telefon që të jem e shëndetshme nga mendja.
Duke e krahasuar edhe me kohën kur ajo ishte kryeredaktore e revistës “Trendy” dhe gjithçka ishte totalisht ndryshe nga sot. Melsi u shpreh:
Gjërat kanë ndryshuar, në atë kohë ishin dinamika të tjera. Tek revista ti nuk merrje kurrë një feedback se cila ishte rubrika më e preferuar apo më e ndjekur sepse ti nuk i kishe mediat sociale. Për të marrë një foto të disa adoleshentëve neve na duhej që t’i skanonim revistat. Ti sot me një klikim je në gjendje të marrësh të gjithë informacionin që do. Kishte shumë vështirësi të tilla por ishte shumë e bukur sepse ishte çdo gjë shumë e shëndetshme edhe për të rinjtë e kohës. Informacioni ishte i pastër, kishte gjëra frymëzuese.
Më tej ajo shtoi se:
Sot nuk e gjen këtë pra të rinjtë ti nuk i nxit më, zbukuroje sa të duash realitetin e sotëm më vjen keq ta them që të rinjtë nuk frymëzohen mjaftueshëm sepse e tillë është jeta.