Botë e Çuditshme Lifestyle

Të të ndalohet të udhëtosh me avion vetëm për shkak të emrit, ky është rasti i çuditshëm i 21-vjeçarit anglez!

Një 21-vjeçar në Britaninë e Madhe pretendon se u ndalua gabimisht të udhëtonte me një kompani ajrore për shkak të emrit të tij. Rasti i Kieran Harris është publikuar në mediat angleze dhe ka ngjallur shumë reagime në rrjet.

I riu duhej të udhëtonte në Alicante më 25 Maj dhe prenotimin e kishte bërë që para një muaji. Por vetëm një ditë para datës së shënuar, ai merr një njoftim nga EasyJet se nuk mund të udhëtonte. Shkak sipas linjës ajrore ishte një ndëshkim ndaj tij si pasojë e sjelljes që kishte pasur në një udhëtim. Për këtë kishte marr një sanksion 10-vjeçar që të mos udhëtonte me kompaninë në fjalë.

Por 21-vjeçari pretendon se kompania në fjalë e ka ngatërruar me një person që ka të njëjtin emër dhe ditëlindje si ai dhe që është dënuar me 12 javë në burg si pasojë e sjelljes në një fluturim në vitin 2021.

Shoku im mori email në orën 18:00 një natë para fluturimit duke thënë se kishte një ndalim 10-vjeçar për udhëtim. Isha i hutuar.

Harris tregoi se problemi u zgjidh pasi kompania i kërkoi një foto të pasaportës në mënyrë që të konfirmonte identitetin. Megjithatë kjo procedurë e la prej disa orësh në aeroport.