Aktualitet

Teatri Kombëtar, opozita kërkon dëgjesë me Kryebashkiakun Veliaj

Opozita kërkoi një dëgjesë me Kryebashkiakun Erion Veliaj në Komisionin e Medias, për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një deklarate deputetët e opozitës kërkuan dëgjesë me Veliajn më 4 korrik për çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në kërkesë shprehet shqetësimi se ligji i propozuar, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.