Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori dhe tekstshkruesi i njohur amerikan Stephen Sondheim. Avokati i tij tha për ‘New York Times’ se Sondheim ndërroi jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Roxbury, të Connecticut. Ai ishte një titan i teatrit muzikor që i ktheu subjektet më të pamundshme në pika referimi argëtimi.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadway, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për ‘West Side Story’. Kompozitori i lindur në Neë York fitoi 8 çmime Grammy, 9 çmime Tony duke përfshirë arritjen speciale të jetës në Teatër dhe një çmim ‘Academy’. Ai gjithashtu mori një çmim ‘Pulitzer’.

Balada e tij “Send in the Clowns” nga muzika e vitit 1973 “A Little Night Music” është regjistruar qindra herë, duke përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collin. Në vitin 2015, presidenti amerikan Barack Obama i dha Sondheim “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, çmimi më i lartë civil për punën e tij.

Avokati i Sondheim tha se kompozitori kishte festuar Ditën e Falënderimeve me miqtë një ditë para vdekjes së tij. I lindur më 22 mars 1930, Sondheim pa muzikalin e tij të parë në Broadway në moshën 9-vjeçare.

Një vit më pas ai u takua me Oscar Hammerstein II, nga ‘The King and I’ dhe ‘Oklahoma’, i cili u bë mentori i tij teksa bëri përpjekjet e para në teatrin muzikor. Në vitin 2010, kur Sondheim mbushi 80-vjeç, një teatër në Broadway u riemërua për nder të tij. Dhjetë vjet më vonë, ai mori të njëjtën vlerësim në Londër kur Teatri i Mbretëreshës në Shaftesbury Avenue u ri-emërua me emrin Sondheim.