Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i ofroi sot dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama. Por dorëheqja është refuzuar nga Kryeministri Rama. Ky akt mësohet se ështe kërkuar pas një debati mes tij dhe Kryeministit mbrëmjen e djeshme në sallën e kuvendit, kur po votohej pr/ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar. Majko u largua nga salla duke mos marrë pjesë në votim. Ai ishte një prej ministrave që qëndroi më gjatë në seancën e djeshme parlamentare, por nuk tha asnjë fjalë për teatrin.