Tek apo dyshe?! Ju tregojmë lavamanin më të mirë…

Kur kemi vend në kuzhinën tonë zakonisht zgjedhim lavamanë që kanë 2 hapësira, por a janë të përshtatshëm në praktikë apo lavamanët tek kanë më shumë përparësi? Pasi ka provuar të dyja rastet, Revista Olive rekomandon lavamanin tek.

Lavamani tek na mundëson të bëjmë gjëra që një lavaman i dyfishtë nuk mundet. Lavamani tek është pak më i thellë se ai dysh, kështu që mund të strehojë tigane dhe tenxhere të mëdha, të cilat mund të zhyten brenda. Përkundrazi, kur kemi dy lavamanë më të vegjël, enët tona më të mëdha nuk futen brenda, si rezultat mbushim tavolinën e punës kur gatuajmë. Nga ana tjetër duke pasur vetëm një hapësirë, nuk do të keni tendencën që enët tuaja të palara të grumbullohen pafund, që kur të keni përfunduar gatimin të mos keni më fuqi për t’i larë. Ndërkohë, nisur nga fakti që lavamanët tek janë më të thellë, kjo do ju ndihmojë që të mos bëni pis vendin përreth. E dimë se sa e sikletshme është kur lani enët dhe ndërkohë, uji është përhapur aq sa edhe ju mund të bëheni pis kur mbështeteni pranë lavamanit.

Me siguri të gjithë ju mendoni se hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës suaj, është vendi përfekt për të ruajtur disa sende, por nuk është gjithmonë kështu. Kushtet e errëta dhe shpesh me lagështirë mund të krijojnë një terren të keq për mykun dhe bakteret, të cilët nga ana tjetër mund të shkatërrojnë disa materiale siç janë pajisjet e vogla të kuzhinës.