Hap Ç’ju! - News Magazine

Telefonuesja zbulon atmosferën festive në Gjirokastër për “Hap Ç’ju”!

Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk do të mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.

Në rubrikën e telefonatës me Visjanin, këtë të enjte ishte radha e një gruaje nga Gjirokastre (Cubi), e cila ndau me dëgjuesit atmosferën festive në qytetin e saj, sigurisht të shoqëruara me nota humori në këtë emision ashtu siç vetëm ata të dy dinë.