Celebrities Film & Tv Gossip Hap Ç’ju! - News Showbiz

Pse Salsano nuk ka qejf që ta festojë ditëlindjen e tij?! Aktori zbulon arsyen…

I ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë aktori i njohur Salsano Rrapi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij të gjatë në televizion në moderim po ashtu edhe në aktrim, ka treguar gjithashtu edhe linjën të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë.

Ne një moment gjatë intervistës Visjani e pyeti në lidhje me arsyen se pse ai nuk ka qejf ta festojë ditëlindjen dhe Salsano u përgjigj duke thënë se:

Ditëlindja është një event në të cilin në përgjithësi njerëzit kanë qejf që ta festojnë, por unë jam nga ata që nuk kam qejf që ta festoj. Të gjithë thonë që t’i duhet të gëzohesh sepse kalove edhe një vit, por unë trishtohem që më iku edhe një vit. Kam qejf ta festoj në shtëpi, kur kalon ora 12 një teke raki me Erjonën.