Rregullatori i Komunikimeve në Rusi deklaroi se i ka kërkuar gjigandit të teknologjisë Apple në Amerikë, ta ndihmojë të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram. Roskomnadzor i ka dërguar letër kompanisë, duke i kërkuar që përdoruesit e telefonave dhe tabletave Apple në Rusi, të mos marrin njoftime për mesazhe të reja nga Telegram.