Në mbarë botën, teleskopët kanë vëzhguar një valë gjigante radioje që rrjedh nga një kuazar e që daton në 1 miliard vitet e para të universit. Kuazari është një lloj i rrallë galaktike, jashtëzakonisht i ndritshëm dhe me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.
Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, thanë astronomët.
Të tilla valë radioje, nuk janë diçka e rrallë në hapësirën kozmike. Por, deri më tani, nuk kanë qenë të kapshme në universin e largët të hershëm e kjo për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, që quhet Big Bang.
Arsyeja pse mund të vëzhgohet nga Toka, edhe pse është kaq larg, mbetet madhësia ekstreme e objektit, siç njoftoi përmes një deklarate Anniek Gloudemans me “NoirLab” pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës.
Observatorët në Europë, Hauai e në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kontribuuan në studimin e publikuar në “Astrophysical Journal Letters”. Vala e radios me dy tehe vlerësohet të ketë një shtrirje prej të paktën 200 mijë vitesh dritë. Një vit dritë është rreth 9.3 trilion kilometra.
I zbuluar disa vite më parë, kuazari që lëshon këtë valë gjigante radioje u formua kur universi kishte rreth 9% të moshës aktuale, ose brenda 1.2 miliardë viteve të para.
Disa nga objektet më të ndritshme në univers, kuazarët janë bërthama galaktike me gaz dhe pluhur që bien në një vrimë të zezë, duke çliruar një sasi të jashtëzakonshme energjie, që ata i bën jashtëzakonisht të ndritshëm. Masa e këtij kuazari është sa 450 milion herë masa e diellit tonë, me një vrimë të zezë që nuk është veçanërisht masive.