Bota

Tensione në ajër! Bombarduesit gjermanë përballë avionit rus, prag-përplasje në Baltik!

Avionët luftarakë gjermanë u ngritën në ajër e u vunë në ndjekje të një avioni zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik.

Dy Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani, pasi aeroplani rus u diktua me transponderët e tij të fikur dhe pa një plan të sqaruar fluturimi, thotë DW.

Incidenti i shtohet një serie provokimesh ajrore të raportuara nga aleatët e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, pasi Moska dyshohet ta ketë përdorur avionin për të gjurmuar pozicionet e trupave të aleancës.

LEXO EDHE:  Mbledhja me anëtarët e kabinetit, Trump: Të vendoset dënimi me vdekje në Uashington. Harvardi të paguajë 500 mln dollarë!

Episodi më i fundit shënon incidentin e dhjetë të këtij lloji ku përfshihen avionë gjermanë që nga fillimi i këtij viti. Nuk ka detaje të mëtejshme rreth vendndodhjes së saktë të përballjes apo të dhëna sesa kohë qëndroi avioni rus në hapësirën ajrore të kufizuar.

Në incidentet e mëparshme, aeroplanët rusë janë ngritur nga Kaliningradi, duke u drejtuar në perëndim drejt hapësirës ajrore ndërkombëtare pranë Polonisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës.

LEXO EDHE: NATO vijon mbështetjen për Ukrainën, shtetet anëtare synojnë t’i japin 50 mld dollarë ndihma ushtarake

Ata shpesh fluturojnë pa përdorur transponderë, duke mos paraqitur plane fluturimi dhe nuk krijojnë kontakt me kontrollin rajonal të trafikut ajror –lëvizje këto që konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë nga zyrtarët e NATO-s.