Në Pikën Kufitare të Kakavijës, u sekuestruan sasi të dyshuara të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë një shtetas gjerman, 43 vjeç. Gjatë kontrollit në dalje të territorit të vendit tonë, në automjet iu gjet një sasi lënde narkotike që iu sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka goditur një të trafikimit të lëndëve narkotike në Pikën Kufitare të Kakavijës, duke sekuestruar sasi të dyshuara të Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin gjerman Ch. A., 43 vjeç, banues në Gjermani, pasi gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.