Një 35-vjeçar u prangos në Tiranë pasi tentoi të korruptojë punonjësin e policisë Rrugore. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë edhe dy drejtues automjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. “Rrugorja” pezulloi edhe 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Masat vijnë në kuadër të aksioneve të përhershme të fundjavës për të parandaluar aksidente të mundshme rrugore.