Aktualitet

Tërmet në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra e lëkundjeve!

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Shqipëri, në orën 05:18 minuta. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra ishte në zonën e Rrasës në Elbasan, në thellësinë 19 kilometra, siç raportoi IGJEUM.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Po në mëngjes, në Elbasan, në Belsh u regjistrua një tjetër tërmet, i magnitudës 2.8 Rihter, në orën 06:49, në 15 km thellësi.