Autoritetet japoneze kanë lëshuar një paralajmërim për cunami pasi një tërmet i fuqishëm goditi bregdetin verilindor të vendit, pranë prefekturës Iwate.
Transmetuesi publik NHK raporton se tërmeti 7.4 Rihter goditi në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), rreth 100 km nga bregu i Sanrikut.
Tërmeti u ndje qindra milje larg nga epiqendra në Tokio, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u ka bërë thirrje njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti të kërkojnë vende më të larta.
Një cunami është vërejtur rreth 50 km larg bregdetit të Aomorit, prefekturë në pjesën veriore të ishullit kryesor të Japonisë, njofton transmetuesi publik i vendit NHK.