Bota

Japoni, tërmet me magnitudë 6.4 në verilindje!

Një tërmet me magnitudë 6.4 Rihter goditi Japoninë verilindore, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.

Lëkundja që goditi më 08:22 të mbrëmjes sipas orës lokale (13:22 GMT), kishte epiqendrën në brigjet e Prefekturës Miyagi, në një thellësi prej rreth 46 kilometrash.

Tërmeti regjistroi një intensitet të “shkallës 5” sipas asaj Sizmike Japoneze, duke arritur deri në 7 në disa zona të prefekturës.

Një magnitudë 4 u regjistrua në Prefekturën Iwate dhe të tjera zona të Miyagi-t. Të dy prefekturat kufizohen me bregdetin e Paqësorit në Japoni.