Rajoni

Thaçi: Nuk do të bisedojmë kurrë për ndarjen e Mitrovicës

Presidenti Hashim Thaçi i mbetet idesë që Marrëveshja me Serbinë të përfshijë dhe ndryshimin e kufirit. Thaçi rikthekson se nuk ka ndarje dhe as shkëputje të veriut të Kosovës. “E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës (Ujmanit) apo për qytetin e Mitrovicës”, – nënvizon Presidenti i Kosovës. Ai mori pjesë në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik në Prishtinë. Sipas Thaçit, “Arritja e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë, i hap rrugë integrimit të Kosovës në NATO e BE, si dhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”.