Hashim Thaçi u takua me Kryediplomaten Federica Mogherini në Bruksel ku sot rinis dialogu Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Mogherinit. Para takimit me homologun serb Aleksandër Vuçiç, Presidenti i tha zyrtares së lartë se “Kosova është e përkushtuar të arrijë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila të garantojë njohje reciproke, si anëtarësimin në BE, NATO e OKB”. Sipas Thaçit, “Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.