Bota

Thatësira në Afganistan, OKB: 2 milionë njerëz rrezikojnë jetën!

Të paktën 2 milion njerëz janë në rrezik për shkak të thatësirës që ka kapluar Afganistanin. Të dhënat i konfirmoi Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 21 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në provincat e Badghes dhe Ghor për shkak të temperaturave të larta. OKB tha se Afganistani ka nevojë urgjentisht për rreth 115 milionë dollarë për t’iu mundësuar ushqim dhe strehim për banorët.