Aktualitet

“The Albanian Files”, Rama: Inkuizicion ndaj arkitektëve ndërkombëtarë!

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj debatit për librin “The Albanian Files”, duke e cilësuar si inkuizicion ndaj arkitektëve ndërkombëtarë.

“The Albanian Files” është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje. Ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës.

Në këtë libër 60 arkitektë nga studio prestigjoze ndërkombëtare paraqesin 500 projekte të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri, së bashku me shënimet e tyre mbi vendin dhe këto investime.

Në podkastin e javës, Rama u ndal te protesta e tha se zemërimi i një pjese të qytetarëve po përdoret sipas tij nga njerëz të shtirur, për qëllime politike.

Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit. Nuk mund të pranoj lloj-lloj sharlatanësh, delirantësh, manipulatorësh apo njerëzish të futur nga të tjerë si edhe hipokritësh që i kam njohur në punë, i kam parë në punë që të marrin mikrofonin e protestës. Edhe që të tregojnë si bëhet Shqipëria. Këtë unë s’mund ta pranoj dot.