Aktualitet

The Economist: Ballkani Perëndimor vuan nga disa “sëmundje”

“Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia vuajnë nga disa “sëmundje””.  Kështu thuhet në një raport të Njësisë për të Dhëna në revistën “The Economist”. Dokumenti thekson se “Rajoni karakterizohet nga një rrezik i madh gjeopolitik”. Këtu përfshihen një varg  mosmarrëveshjesh dypalëshe, ekzistenca e armiqësive nga periudha e luftës e viteve ‘90 dhe rreziku nga fondamentalizmi islamik. Për më shumë, flitet për garë gjeopolitike në rajon nga Kina, Rusia dhe Turqia.