Mbrëmjen e djeshme, Rogerti dhe Brikena zhvilluan një bisedë të gjatë dhe ndryshe nga herët e tjera, këtë herë me tone më të qeta dhe përpjekje për mirëkuptim.
Në qendër të diskutimit ishte raporti i Brikenës me Mateon dhe ndikimi që ai mund të ketë në lojën brenda shtëpisë.
Brikena pranoi se me Mateon po kalon një fazë njohjeje dhe se i pëlqen të qëndrojë me të. Megjithatë, kur Rogerti i tha se loja e Mateos ka rënë, ajo nuk ishte aspak dakord me këtë vlerësim.
Loja jote është ngritur. Kjo pra është diferenca që duhet me e nda, a do luani bashkë si ortakë, të respektoni njëri-tjetrin dhe të vazhdoni betejat siç keni vazhduar, se jeni përfshirë në dinamikat e shtëpisë.
Sipas Rogertit, diferenca mes tyre duhet të qartësohet: nëse do të luajnë si aleatë duke respektuar njëri-tjetrin apo secili më vete. Por Brikena ishte e prerë në qëndrimin e saj.
Raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën
-u shpreh ajo, duke theksuar se është e vetme në strategjinë e saj dhe se ka lojën personale.
Ajo shtoi se njohja me Mateon është diçka që po zhvillohet natyrshëm dhe se ai është i vetmi person me të cilin ndihet e lirë të flasë.
Mund të ndikojë se ju e përmendi gjithë kohës, na sulmoni gjithë kohës. Por nuk ka të bëjë me lojën, janë dy gjëra të ndryshme. Unë këtu jam vetëm në lojë dhe e kam lojën time. Por raporti që kam me Mateon është një njohje që po zhvillohet, po e njoh si person, më pëlqen të rri me të. Këtu brenda unë nuk kam një person me fol, nuk kam.
Nga ana tjetër, Rogerti përmendi edhe emra të tjerë banorësh me të cilët ajo mund të komunikojë, si Shëndriti dhe Miri, madje edhe Juelën, por Brikena theksoi se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këtë të fundit.
Debati mes tyre nxori në pah dilemat mes ndjenjave dhe strategjisë, duke lënë të kuptohet se dinamika mes Brikenës dhe Mateos mund të ndikojë në zhvillimet e ardhshme në shtëpi.