Gossip Showbiz

Së shpejti dasma? Selin zbulon si po shkon raporti me Gimbon: “Xhelozia është emocion njerëzor por…”

“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, çdo mbrëmje ka të ftuar të veçantë. Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ishte e ftuara e radhës. Brikena Selmani, i ka bërë një intervistë balerinës së njohur, të cilën e ka pyetur në lidhje me jetën private dhe atë profesionale.

Po me Gimbon si i keni raportet?

Me Gimbon po shkojmë shumë mirë.

A ka ndonjë dasmë ose ndonjë gjë tjetër që duhet ta dimë?

Ia kemi lënë asaj dasmës që kemi zhvilluar brenda në “Big Brother” për momentin. Tani jemi thjesht në fazën e ndërtimit të një raporti më të fortë seç ajo që besoj që publiku ka parë 120 ditë aty brenda. Për dasmë, jo nuk kemi plane por që jemi shumë mirë.

Na vjen shumë mirë. Por kush është pak më xheloz se tjetri? Na trego ndonjë episod që keni patur së fundmi bashkë.

Unë e kam thënë që xhelozia është emocion njerëzor, do gënjente kushdo që do thoshte ‘jo nuk e kam’. Nuk mund të them nëse jam unë më shumë xheloze apo është Gimbo më shumë xheloz, për sa kohë xhelozia është në masën e duhur, nuk përben problem. Kushdo qoftë nga ne të dy, është ok.

A ka ndonjë episod xhelozie që kishe dashur ta ndaje me ne?

Jo, Gimbo edhe kur ka këto veprimet e vogla, për shembull kur vesh fustan të shkurtër që e ul, e ka thjesht çështje kur bëjmë ndonjë batutë, por jo xhelozi e pastër.