Tifozët e Kupës së Botës janë paralajmëruar se mund të përballen me deri në shtatë vjet burg për një ‘one-night stand’ gjatë turneut në Katar. Seksi jashtë martesës është i paligjshëm në vendin me shumicë myslimane, pavarësisht nga konteksti apo mes kujt është.
Punonjësit e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur shqetësime për ndërgjegjësimin e fansave për ligjet dhe zakonet e vendit, duke u bërë thirrje britanikëve të jenë të përgatitur. Një person i brendshëm i policisë i tha Daily Star:
Seksi është shumë jashtë rregullave, përveç nëse jeni duke ardhur si burrë e grua. Në këtë turne nuk do të ketë ‘one-night stand’ në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë fare festa. Ekziston në thelb një ndalim seksi në Kupën e Botës të këtij viti për herë të parë ndonjëherë. Tifozët duhet të përgatiten.
Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë gjithashtu të paligjshme në Katar dhe mund të çojnë në burg. Një burrë dhe një grua që jetojnë së bashku ndërsa nuk janë të martuar mund të çojë në arrestim, krahas shfaqjeve publike të dashurisë. Burimi shtoi:
Kultura e pijeve dhe festave pas lojërave, e cila është normë në shumicën e vendeve, është rreptësisht e ndaluar. Me pasoja shumë strikte dhe të frikshme nëse kapeni. Ekziston një ndjenjë që mund të jetë një turne shumë i keq në të vërtetë për tifozët.